Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama ka nisur të enjten nga Berlini, turneun e tij në Evropë në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Senatori demokrat u takua në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel, ministrin e Jashtëm Frank-Walter Steinmeier dhe kryetarin e bashkisë, Klaus Wowereit.
Në prag të vizitës në Berlin, z. Obama u tha gazetarëve se shpresonte që fjalimi i tij para mijëra mbështetësve të tij në qytet, të shihej si shprehje e marrëdhënieve që ai dëshironte të ekzistonin mes SHBA-së dhe Evropës.
Para se të udhëtonte për në Berlin, z. Obama vizitoi Afganistanin, Irakun, Izraelin dhe Bregun Perëndimor.
Të premten ai do të vizitojë Francën dhe të shtunën Britaninë e Madhe